Sërish i rrejshëm alarmi për bombë te Stacioni i Autobusëve, policia jep detaje

Aktuale

Sërish i rrejshëm alarmi për bombë te Stacioni i Autobusëve, policia jep detaje

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 17:33
Ahmeti tha se informata e pranuar është “lajm i rrejshëm”

As këtë herë paralajmërimi për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë nuk doli të jetë i vërtetë.

Kështu tha zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se informata e pranuar është “lajm i rrejshëm”.

“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast i cili është cilësuar si lajmërim i rrejshëm”.

Për disa herë Policia kishte pranuar telefonata anonime se ishte vendosur mjete shpërthyese te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, por që të gjitha rezultuan të pasakta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat