9,461 raste aktive me COVID-19

Aktuale

9,461 raste aktive me COVID-19

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 06:34
Foto ilustrim

Ka filluar të bie numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë.

Aktualisht në vend janë 9 mijë e 461 raste aktive me COVID-19.

Bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) Prishtina ka numrin më të lartë të rasteve pozitive.

Aktualisht në kryeqytet janë 2 mijë 162 raste aktive, e më pas Peja me 686 raste e Ferizaj me 623 raste si dhe komuna tjera me qindra e dhjetëra raste.

Ndërkohë që në raportin e fundit IShPK njoftoi për dy raste të vdekjes dhe 373 raste të reja pozitive me COVID-19

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat