Aksion i madh i policisë - kapet drogë në Suharekë, prokurorja jep detaje

Aktuale

Aksion i madh i policisë - kapet drogë në Suharekë, prokurorja jep detaje

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 19:15
Droga e kapur nga policia

(E plotësuar 20:35) - Gjashtë persona janë arrestuar dhe 31 kilogramë narkotikë të llojit “marihuanë” janë konfiskuar në aksionin e zhvilluar sot nga Prokuroria dhe Policia në fshatin Shirokë të Suharekës.

Prokurorja e rastit Arjana Shajkovci, tha në një konferencë për media se katër nga të arrestuarit janë nga Maqedonia e Veriut dhe dy nga Kosova.

Ajo theksoi se janë konfiskuar po ashtu edhe gjashtë telefona, një lap-top, DVR tre makina dhe para në vlerë prej 2 mijë e 185 eurosh.

“Gjashtë të arrestuar. Katër persona janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe dy janë shtetas të Republikës së Kosovës. 32 kilogramë drogë të llojit “Marihuanë”, 2 mijë e 59 bimë të mbjellura në saksi që janë konfiskuar dhe narkotikë që kanë qenë të përgatitura për shitje”.

“Janë sekuestruar tre automjete në vendin e ngjarjes. Njëra është e markës BMë, Ford dhe Opel Zafira. Po ashtu janë sekuestruar edhe gjashtë telefona mobil, një lap-top, DVR dhe 2 mijë e 185 euro para të gatshme”.

Substanca narkotike është gjetur në kulmin e një objekti shtatë katësh.

***

Një operacion i madh është duke u realizuar në rajonin e Suharekës.

Pikërisht për këtë aksion policia dhe prokuroria kanë thirrur një konferencë për media e cila do të mbahet në ora 20:00 në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren.

“Përmes kësaj shkrese u ftojmë të merrni pjesë në konferencën e organizuar nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore Prizren, e cila ka të bëjë me realizimin e një operacioni të suksesshëm policor.

Operacioni është realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë përfaqësues nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore Prizren”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat