Rexhaj: Nuk e kemi shkopin magjik që për 10 muaj t’i përmbushim të gjitha premtimet

Aktuale

Rexhaj: Nuk e kemi shkopin magjik që për 10 muaj t’i përmbushim të gjitha premtimet

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 21:29
Arbër Rexhaj

Deputeti i LVV-së Arbër Rexhaj thotë se LVV dëshiron një ndryshim rrënjësorë të vendit dhe sipas tij nuk mjaftojnë 10 muaj për t’u arritur një gjë e tillë.

Rexhaj thotë se kjo qeveri ka punuar ndershëm dhe nuk ka skandale korrupsioni në këtë periudhë.

“Premtimin për vaksinat e kemi realizuar qysh në vitin e parë të qeverisjes. Të gjitha ato që i kemi premtuar po shkojmë duke i kryer. Por ne kemi vetëm dhjetë muaj dhe nuk e kemi shkopin magjikë për të përmbushur të gjitha përgjegjësitë që duhet të përmbushen brenda një mandati të plotë”, tha ai.

Deputeti i LVV-së thotë se në vazhdën e realizimit të premtimeve sot është nënshkruar një marrëveshje me IFC-në për ndërtimin e 4000 banesave kolektive që ofrojnë banim të përballueshëm.

Rexhaj thotë se LVV për herë të parë do të vendos një standard ku pasuria e paligjshme do të konfiskohet nga shteti.

Deputeti i LVV-së thotë se ministrat e kësaj qeverie kanë dërguar në prokurori kallëzime penale për keqpërdorimet që janë bërë në të kaluarën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat