Viola von Cramon uron Kosovën për pavarësi

Aktuale

Viola von Cramon uron Kosovën për pavarësi

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 20:27
Viola von Cramon

Eurodeputetja Viola von Cramon, ka uruar Kosovën për 14-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Ajo në një postim në Twitter ka shkruar se puna e bërë deri më sot ka qenë e paharrueshme, teksa ka shtuar se mezi pret vizitën e saj të radhës në Kosovë.

“Të gjithëve në Kosovë dhe të gjithëve që festojnë sot: Gëzuar 14-vjetorin e Pavarësisë Republikës së Kosovës! Puna së bashku me shumë prej jush deri më tani ka qenë kaq e paharrueshme. Mezi pres vizitën time të radhës dhe të vazhdoj bashkëpunimin me ju në të ardhmen!”, shkruan ajo.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në orën 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 deputet nga gjithsej 120, Kuvendi i Kosovës shpalli njëzëri Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Deklarata e pavarësisë së Kosovës dhe shpallja e pavarësisë ishte bërë nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa president atë kohë ishte, Fatmir Sejdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat