Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë udhëtuar për në Mynih të Gjermanisë për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë atje (Munich Security Conference).
Osmani dhe Kurti do të zhvillojnë një sërë takimesh dypalëshe me liderë të tjerë botërorë, si dhe me krerë të organizatave ndërkombëtare.
Ndryshe, MSC është themeluar më 1963 dhe që nga atëherë është një forum i pavarur në të cilin promovohen zgjidhjet paqësore të konflikteve, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe dialogu.
Në Konferencë nuk po merr pjesë Rusia, për herë të parë nga viti 1999.