​Muja: Vetëm gjoba e “Bechtel-Enka” ka qenë më e lartë sesa shpenzimet në ushtri

Aktuale

​Muja: Vetëm gjoba e “Bechtel-Enka” ka qenë më e lartë sesa shpenzimet në ushtri

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 11:06
Armend Muja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, është lavdëruar sot për të hyrat buxhetore dhe krijimin e vendeve të punës në qeverisjen një vjeçare nga kryeministri Albin Kurti.

Në seancën parlamentare, Muja theksoi se ajo që nuk është bërë për 10 vjet, është bërë për një vit në qeverisjen e VV-së. Derisa ka akuzuar qeveritë e kaluara për privatizim dhe për shpenzime të mëdha në autostrada.

Muja: Ajo që nuk është bërë për 10 vjet, është bërë për një vit

“Pas një viti nga të dhënat e fundit të buxhetit të Kosovës për vitin 2021, vendimi juaj për të kuptuar VV-në dhe një qeveri të re, e ka pasur një implikim të drejtpërdrejt plus 461 milionë euro në buxhetin e shtetit. Të hyrat e buxhetit të Kosovës në vitin 2011 ishin 1.3 miliardë euro. Ishte dashur një dekadë që ai të arrijë në 1.7 miliardë euro. Pra, ajo që nuk është bërë për 10 vjet, është bërë për një vit. Pra, më shumë janë mbledhur të hyra tatimore nga Qeveria Kurti për një vit sesa të gjitha qeveritë bashkërisht për dhjetë vjet të tërë. Ky zhvillim ka pasur po ashtu edhe një jehonë pozitive edhe në tregun e punës. Në bazë të të dhënave, kur Qeveria Kurti erdhi në pushtet ka trashëguar 168 mijë punëkërkues të regjistruar. Pas një viti, ky numër ka rënë në 82 mijë. Ky është numri më i ulët, nuk themi që është mjaft”, tha ai.

Kritikat e opozitës dhe të shoqërisë civile për Qeverinë Kurti, Muja i është përgjigjur me ironi duke thënë se qenë aq të fortë që të shesin toka të shtetit me çmime të lira dhe të alokojnë mjete shtesë për kompanitë ndërtimore siç është “Bechtel-Enka”.

Madje, ai tha se vetëm gjoba e “Bechet-Enka” ka qenë më e lartë sesa shpenzimet në ushtri.

Muja: Nuk kemi qenë të fortë të privatizojmë toka me çmim të lirë

“Gjatë këtij viti shpeshherë, ka ndodhur që qeveria, por edhe ne jemi etiketuar me emra të ndryshëm siç është qeveria më e dobët, jemi praktikantë. Unë mendoj se Kosova ka nevojë për këso praktikash. Në anën tjetër nuk kemi qenë aq të fortë saqë të shesim 1 ari tokë për 52 euro. Në AKP janë shitur 30 mijë hektarë tokë me 52 euro ari. Nuk kemi pasur po ashtu aq forcë sa të alokojmë mjete buxhetore të Kosovës për të paguar kompani ndërtimore pa i kërkuar hiç ato. Vetëm gjoba e ‘Bechet-Enka’ ka qenë më e lartë sesa shpenzimet në ushtri”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat