Kosova reagon pasi Rusia futi ushtrinë në dy rajonet rebele të Ukrainës

Aktuale

Kosova reagon pasi Rusia futi ushtrinë në dy rajonet rebele të Ukrainës

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 11:34
Donika Gërvalla

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka reaguar pasi Rusia mbrëmë vonë i ka futur forcat e saj në Donetsk dhe Luhansk, dy rajonet rebele në Ukrainën lindore, të cilat paraprakisht presidenti rus Vladimir Putin i njohu si të pavarura.

Në reagimin e ministrisë në Twitter bëhet e ditur se Kosova qëndron me Ukrainën kundër agresionit të drejtpërdrejtë të Rusisë.

“Kosova qëndron me Ukrainën kundër agresionit të drejtpërdrejtë të Rusisë. Putini po bën edhe një herë luftë kundër një demokracie paqësore. Ai ka bërë luftëra hibride kundër demokracive në gjithë Evropën për shumë vjet. Bota e lirë duhet t’i përgjigjet me vendosmëri Putinit dhe përfaqësuesve të tij”, thuhet në reagim.

Kujtojmë që mbrëmë Putin ka nënshkruar një dekret për të njohur Donetzkun dhe Luhanksun si shtete të pavarura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat