Cili njeri është më i keq se i keqi? Ai i cili e mbron të keqin!
E fillova këtë reagim timin, me këtë proverb të bukur të popullit tonë, që t’i përgjigjem një farë alamet patrioti dhe intelektuali të quajtur Omer Zuko, me shumë gjasë një boshnjak nga Sarajeva.
Në një intervistë që së bashku me kolegët e mi Hamzë Morinen dhe Ismet Ibishin e kemi dhënë në TV DUKAGJIN, para dy viteve me temën: Formimi i Ministrisë së Mbrojtjes, fillimi i rezistencës së armatosur në Kosovë dhe lufta e armatosur 1991-1998.
Në këtë intervistë kam përmendur edhe Bislim Zyrapin dhe veprimet e tija duke u bazuar në librin e ish zëvendës ministrit të mbrojtjes Agim Mehmeti dhe bisedave private që kam pasur me të! Pas dy viteve ky far alamet intelektuali e paska shikuar atë emision dhe më drejtohet me fjalë fyese duke më quajtur gënjeshtarë, spiun të LPK-së dhe baushtellc.
Thirret se i ka pasur kolegë shumë të mirë Ahmet Krasniqin, Agim Mehmetin, Miftar Ziben dhe disa të tjerë, ndërsa mbron me fanatizëm Bislim Zyrapin, paradoks në vete. Si mund t’i kesh kolegë këta dhe ta mbroshë Bislim Zyrapin, kur në librin e tij "E VËRTETA PËR FARK-un”, autori Agim Mehmeti e citon me emër Bislim Zyrapin dhe tregon se si ka dëshmuar rrejshëm kundër tij, në bashkëpunim me sigurimin ushtarak dhe UDB-në.
Si mund ti keshë kolegë këta dhe ta mbroshë me fanatizëm Bislim Zyrapin, kur ai e nënshkruan listën për pushkatim të shumë personaliteteve ushtarake të MM-së, të cilën ministri e drejtonte ministri Ahmet Krasniqi dhe zëvendësministri Agim Mehmeti, të shumë personaliteteve politike, bashkëpunëtorë të presidentit Rugova?
Në gjithë këto fyerje që mi drejton mua dhe në gjithë këtë sulm për ta mbrojtur një të keqe të madhe, më intereson se cili është roli juaj në këtë mes? Mos vallë kjo ka të bëjë me të kaluarën tuaj, e cila, ndoshta mund të ketë lidhje me atë rrjet n'shërbim të sigurimit ushtarak dhe UDB-së? Si mund të më sulmoni mua si spiun i LPK-së, e në anën tjetër mbroni me fanatizëm shefin e shtabit të LPK-së Bislim Zyrapin?
Sa të mjegulluara i parashtroni gjërat, ndoshta ju duhet mjegulla për t’i fshehur të vërtetat! Por, mos harroni se e vërteta është e kthjellët si loti, rrezët e saja dëpërtojnë fuqishëm përmes mjegullës suaj dhe e shpartallojnë atë!
Nese vërtetë i keni pasur sado pak kolegë Agim Mehmetin e shokët e tij, siç pretendoni, atëherë lexojeni librin "E VËRTETA PËR FARK-un" dhe aktgjykimin e Agimit me shokë dhe do ta mësoni të vërtetën, nëse vërtetë ju intereson. Nëse e bëni të kundërtën, siç keni vepruar deri më tani do t’ju konsideroj si pjesë e rrjetit të Beslim Zyrapit dhe debati do të kalojë në një fushë krejtësisht tjetër!