Hisen Berisha ka një kërkesë për Ministrin Mehaj dhe qeverinë Kurti

Aktuale

Hisen Berisha ka një kërkesë për Ministrin Mehaj dhe qeverinë Kurti

Nga: P.R Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 21:11
Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, përmes një postimi në facebook i ka bërë thirrje Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe qeverisë Kurti që të krijojë kushtet për avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës pas zhvillimeve të fundit në Evropë, më theks tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Përmes tranzicionit në Forcë synohen kapacitete që do të jenë në harmoni me pritjet e partnerëve tanë strategjik në NATO dhe SHBA, si dhe zotimit tonë për një Force të fokusuar në mision dhe të aftë për të mbështetur paqen në Botë. Inkurajojmë Ministrin e Mbrojtjes në angazhimet e tija për një forcë që do të ketë rol intensifikues në rritjen e fuqizimin e subjektivitetit shtetëror të Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare”, ka shkruar Berisha, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Ne si Parti Demokratike inkurajojmë Ministrin e Mbrojtjes për krijimin dhe amandamentimin e infrastrukturës ligjore, doktrinat, STANAGET, dhe kushtet e shërbimit për ta ruajtur e avancuar forcën.

Për ne ka përbe shqetësim rreziku i eskalimit të ambicieve dhe pasionit për konceptet doktrinore lindor të Kryeministrit dhe qeverisë Kurti, për siç ishte ideja e shërbimit te detyrueshëm (unë po i referohem në të shkuarën me idenë se është tejkaluar heshtur, mbase ju e ushqeni ende) por kjo përbën rrezik nëse si përmbahemi PGJT.

Përmes tranzicionit në Forcë synohen kapacitete që do të jenë në harmoni me pritjet e partnerëve tanë strategjik në NATO dhe SHBA, si dhe zotimit tonë për një Force të fokusuar në mision dhe të aftë për të mbështetur paqen në Botë.

Inkurajojmë Ministrin e Mbrojtjes në angazhimet e tija për një forcë që do të ketë rol intensifikues në rritjen e fuqizimin e subjektivitetit shtetëror të Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Inkurajojmë po ashtu Ministrin Mehaj që të inicoj rishikimin e infrastrukturës ligjore dhe të planifikoj RSSS, për shkak të avancimit teknologjik dhe ndryshimeve në ambientin e sigurisë, ku operon forca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat