​​​​​​​Tollovi në Kuvend, Konjufca ia tërheq vërejtjen edhe Mimoza Kusarit

Aktuale

​​​​​​​Tollovi në Kuvend, Konjufca ia tërheq vërejtjen edhe Mimoza Kusarit

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 06:35
Glauk Konjufca

(E plotësuar 16:55) - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u ka tërhequr disa herë vërejtjen sot deputetëve që të ulen në vendet e tyre dhe të votojnë për projektligjet që janë në rend dite.

Vërejtjen ai ia tërhoqi edhe shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Ai i kërkoi asaj që të ulet në vendin e saj.

“Kryetarja e grupit të VV-së. Mimoza Kusari-Lila, kur të uleni ju të gjithë të tjerët besoj”, tha Konjufca. 

 ​S’ka kuorum për miratimin e Projektligjit për vetëqeverisje lokale

Për shkak të mungesës së kuorumit nuk është hedhur në votim, Projektligjit për vetëqeverisjen lokale. Mazhoranca dhe një pjesë e opozitës e ka përkrahur këtë iniciative ligjore, ndërsa PDK-ja ka kërkuar kthimin në qeveri të tij.

Ministri i Administrimit te Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se përmes këtij plotësim-ndryshimi do të bëhet funksionimi më i mirë i vetëqeverisjes lokale.

Krasniqi: Ligji për vetëqeverisjen lokale është ligj me interes vital

“Ligji për vetëqeverisjen lokale është ligj me interes vital. Duke marrë parasysh rëndësinë e tij dhe faktit se janë bërë 10 vjet nga legjislacioni për vetëqeverisjen lokale, kemi paraparë që është e nevojshme të bëhen disa ndryshime. Ato nuk prekin sistemin e vetëqeverisjes lokale dhe çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat e komunitetit jo shumicë, por vetëm çështjet për funksionimin më të mirë të këtij niveli të qeverisjes”, tha ai.

Përkrahje këtij projektligji i ofroi edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes deputetit, Agim Veliu.

Nga ana tjetër rezerva shprehu shefi grupit parlamentar të PDK-së, Ablerad Tahiri.

Tahiri: Sot ky Projektligj duhet të tërhiqet

“Sot ky Projektligj duhet të tërhiqet dhe të shtrohet në diskutim me asociacionin e komunave. Pra unë sa arrijë të kuptoj, si mund të votojmë ne sot pavarësisht se e ka leximin e dytë kur e ki kryetarët dhe asociacionin e komunave kundër”, tha ai.

Pas diskutimit të kësaj pike, deputetë e Kuvendit të Kosovës shkuan në pauzë deri në orën 15:30.

***

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është shprehur i ashpër me deputetët në seancën e sotme plenare.

Pritja rreth 20 minuta e deputetëve për të nisur seancën ka acaruar kryeparlamentarin, i cili i ka quajtur 'ë papërgjegjshëm' disa prej të zgjedhurve të popullit dhe tha se s’do të ketë tolerancë më ndaj tyre.

Konjufca: Deputetët e papërgjegjshëm i pritëm boll, s’do të ketë tolerancë ndaj tyre

“Ata të papërgjegjshmit i pritëm boll. Kështu që s’ka më tolerancë për ata që nuk e dinë për çfarë e kanë bërë betimin dhe për çka janë deputetë të Republikës së Kosovës”, tha ai.

***

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën plenare të nisur gjatë ditës së djeshme.

Në fillim Kuvendi ka miratuar me 69 vota për dhe 1 abstenim  projektligjin për regjistrimin e popullësisë ekonomive familjare dhe banesave.

***

Sot do të vazhdojë sot seancën plenare të nisur dje.

Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë sot seancën plenare të nisur dje.

Seanca e sotme nis në orën 10:00 dhe do të miratohen pikat e mbetura nga rendi i ditës.

Gjatë seancës të së martës, deputetët kanë shprehur disa pakënaqësi të tyre madje ka pasur edhe ‘përplasje’ me fjalë.

Përveç kuvendit, përmes një njoftimi është bërë e ditur se edhe qeveria do të mblidhet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat