Rrahje dhe dhunë psikike për orë të tëra në podrum-Detaje nga dosja e prokurorisë për Isa Camaj

Aktuale

Rrahje dhe dhunë psikike për orë të tëra në podrum-Detaje nga dosja e prokurorisë për Isa Camaj

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 20:25
Isa Camaj

Prokuroria Themelore në Pejë, në koordinim me Policinë e Kosovës përmes një operacioni të gjërë kanë arrestuar 17 të dyshuar për fajde, detyrim dhe armëmbajtje pa leje. Ndërsa personi i 18 është në arrati.

Ndër të arrestuarit është edhe Isa Camaj.

Gazeta ka siguruar dosjen e Prokurorisë sipas së cilës Isa Camaj akuzohet për veprën penale “Fajde” dhe “Detyrim”.

Camaj në fillim të vitit 2020 e tutje në Pejë, ka përfituar shuma të mësha parash nga I dmëtuari me inicialet M.I.

“Deri sa ishte në autoservisin e të dëmtuarit, hasë në të pandehurin, Driton Podrimqaku, I cili e kërcenon të dëmtuarin duke ia kërkuar parat që ia kishte dhënë të dëmtuarit me fajde, atëherë kinse në emër të ndihmës ia ofron të dëmtuarit një veturë Mercedes, duke ia llogaritur në vlerë jo reale prej 30,000 euro”

Po ashtu, Isa Camaj akuzohet për veprën penale “Detyrim”.

Gjatë vitit 2021, Isa Camaj në fshatin Novosellë të Komunës së Pejës ka kërcënuar të dëmtuarin me inicialet M.I që të veprojë në dëm të pasurisë së tij.

Edhe pse ia kishte shitur veturën e tipit “Mercedes” në shumë prej 20 mijë eurove me kusht që i dëmtuari ta paguante për një vit, Camaj pas dy muajve kërkoi që t’ia paguante shuëm prej 10 mijë eurove, shkruan Insajderi.

“Isa Camaj së bashku me një person tjetër nga Istogu, pasi e hasin në afërsi të Burgut në Pejë, me forcë e nxjerrin nga vetura e tij dhe e fusin në një veturë të tipit “Audi Q7” dhe e dërgojn tek shtëpia e të pandehurit Isë, e fusin në podrum ku për 4-5 orë e malltretojnë fizikisht dhe psiqikisht duke I kërkuar nga gruaja e tij që të sjellë të hollat në shumë prej 42,000 eurosh”, thuhet në vendimin e prokurorisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat