Kosova miraton pakon e sanksioneve kundër Rusisë

Aktuale

Kosova miraton pakon e sanksioneve kundër Rusisë

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 09:07
Qeveria e Kosovës

(E plotësuar 11:17) - Republika e Kosovës iu është bashkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Këshillit të BE-së për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, pas fillimit të pushtimit të Ukrainës.

Vendimi për këto sanksione u morën në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, pas kërkesës nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se nuk është kjo hera e parë që Kosova i vë sanksione Rusisë.

“Qëndrojmë bashkë për paqe dhe siguri dhe mbrojtjen e demokracisë. Kemi si pikë të parë shqyrtimin e propozim-vendimit me të cilin Qeveria e Kosovës vendosë sanksione në përputhje me sanksionet e SHBA-së dhe të Këshillit të BE-së ndaj veprimeve që minojnë dhe kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës”, ka thënë Kurti.

Më pas, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla gjatë prezantimit të këtij propozim-vendimi ka thënë se Kosova duhet t’i bashkëngjitet botës demokratike duke vendosur sanksione ndaj Rusisë pas fillimit të agresionit ndaj Ukrainës.

“Pas agresionit të djeshëm ushtarak ndaj Ukrainës nga Rusia i cili u dënua ashpër nga krerët e Republikës së Kosovës si dhe nga gjithë bota demokratike dhe duke marrë parasysh shkeljet flagrante të së drejtës ndërkombëtare të sovranitetit dhe integritetin territorial të Ukrainës nga Rusi,a si dhe sulmi mbi sigurinë dhe paqen globale është e rëndësishme që edhe Kosova t’i bashkëngjitet shteteve demokratike në ndërmarrjen e veprimeve dhe masave që ndëshkojnë agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës duke përfshirë shqiptimin e sanksioneve, masave dhe veprimeve të tjera”, ka thënë ajo.

Ajo ka paraqitur edhe sanksionet që ka vendosur Kosova ndaj Rusisë, pas fillimit të këtij sulmi.

“Sanksionet përfshijnë ngrirje të aseteve të bankave, imitacioneve financiare dhe individëve; ndalimi i qasjes se tyre në tregjet financiare dhe masa të tjera respektive që shënjestrojnë ndërmarrje të rëndësishme ruse, elitat dhe akterët politik të përfshirë në marrjen e vendimit për agresionin rus në Ukrainë. Individët gjithashtu do t’i nënshtrohen ndalimit të udhëtimit apo transitit në vendet që i zbatojnë këto sanksione”, ka thënë ajo.

Ky propozim i MPJD-së u mbështet nga të gjithë ministrat e kabinetit qeveritar.

***

Republika e Kosovës iu është bashkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Këshillit të BE-së për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, pas fillimit të pushtimit të Ukrainës.

Vendimi për këto sanksione u morën në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, pas kërkesës nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

“Shqyrtimi i propozim-vendimit me të cilin Qeveria e Republikës së Kosovës vendos sanksione në përputhje me sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Këshillit të Bashkimit Evropian, ndaj veprimeve që minojnë dhe kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës”, ka thënë Gërvalla në mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

Në ndërkohë, presidenti i SHBA, Joe Biden mbajti një fjalim dje mbi situatën në Ukrainë, ku dënoi Rusinë për fillimin e sulmit ushtarak të enjten dhe njoftoi sanksione të reja të forta dhe kufizime për atë që mund të eksportohet në Rusi.

***

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës do të vendosen sanksione në përputhje me ato te Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Këshillit të Bashkimit Evropian ndaj veprimeve që minojnë dhe kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.

Kurti mbledh ministrat

Kryeministri Albin Kurti do të mbledh sot ministrat e Qeverisë së tij, me fillim nga ora 10:30.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

“Ngjarja që zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë, mund të përcillet vetëm nga gazetarët, kameramanët dhe fotografët që janë të akredituar dhe kanë me vete kartelat e akreditimit.

Për ngjarjet që zhvillohen në ndërtesë të Qeverisë, gazetarët, kameramanët dhe fotografët duhet të jenë të pajisur me maska mbrojtëse dhe t’i vendosin ato”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat