Kryeministri Albin Kurti iu është kundërpërgjigjur, Ramush Haradinajt dhe i ka kujtuar kohën kur ata bashkëpunonin.
Ai ka kujtuar edhe momentin e takimeve me LDK-në dhe AAK-në në 2014 në kohën e marrëveshjes VLAN.
“Le të mos harrojmë që ne njihemi kaherë. Unë e mbajë mend mirë edhe bashkëpunimin tonë. Bashkëpunimi i parë ka qenë në kohën e VLAN-it. Ka qenë vjeshta e vitit 2014,.
Në atë bashkëpunim në kuadër të VLAN-it, kolapsoi bashkëpunimi sepse deputeti Haradinaj dhe ish-kryetari i LDK-së po bënin gara se kush po shkonte me PDK-në edhe u prish VLAN-i. E mbajë mend mirë takimin me Haradinajn kur i kam thënë pse po shkon me PDK-në, pse po na e rrënon VLAN-in. Se harrojë kurrë përgjigjen e tij. Përgjigja e tij ishte ‘mu kanë lodhë mashqit’”, ka thënë ai.