Haradinaj në Kuvend përsëriti mesazhin e vitit 2005 për “komandantët e Bllacës”: Ashtu ju qoftë të gjithëve!

Aktuale

Haradinaj në Kuvend përsëriti mesazhin e vitit 2005 për “komandantët e Bllacës”: Ashtu ju qoftë të gjithëve!

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 18:05
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës-deputet në Kuvendin e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke reaguar ndaj akuzave të deputetit nga grupi parlamentar i LVV-së, Haxhi Avdyli, sot nga foltorja e Kuvendit ka përsëritur fjalët që i kishte përdorur në pranverën e vitit 2005 në stadiumin e Prishtinës.

Atë kohë Haradinaj, si kryeministër, i kishte quajtur “komandantë të Bllacës” ata që e kishin fishkëlluar gjatë fjalimit të tij.

Sot nga foltorja e Kuvendit ai përsëriti të njëjtën, pasi deputeti i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Haxhi Avdyli, e kritikoi për dialogun me Serbinë, për periudhën kur ai ishte kryeministër.

Avdyli e kritikoi Haradinajn për akuzat që sot po ia bën Qeverisë për çështjen e dialogut.

Ai e cilësoi Haradinajn si njeri që ka bërë gjimnastika politike.

Në replikën e tij, Haradinaj tha se s’ka respekt jo vetëm për Avdylin, por edhe për shumë të tjerë.

“Nëse doni të kaloni në rrafshe tjera urdhëroni, mirësevini. Njëherë jam kanë në stadium këtu në Prishtinë. Dhe ju kam çu të fala shumëve. Qashtu ju qoftë të tanëve”, tha Haradinaj. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat