Kurti udhëton në Londër, merr pjesë në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimor

Aktuale

Kurti udhëton në Londër, merr pjesë në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimor

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 18:03
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Britani.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti, nesër (e hënë) me 28 shkurt 2022 do të merr pjesë në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimor 2022, në Londër.

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të presë krerët e qeverisë së Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë në Samitin e saj të Investimeve në Ballkanin Perëndimor 2022 të hënën më 28 shkurt.

Në samit do të marrin pjesë: Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë; Albin Kurti, kryeministër i Kosovës; Dimitar Kovaçevski, kryeministër i Maqedonisë së Veriut; Ana Brnabiq, kryeministre e Serbisë; Zdravko Krivokapiq, kryeministër i Malit të Zi; Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës; dhe Odile Renaud-Basso, President i BERZH-it.

Në këtë samit do të mbajë një fjalim edhe komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Oliver Varheli.

Ky është samiti i pestë i BERZH-it i këtij lloji; Samiti inaugurues i Ballkanit Perëndimor, i cili mblodhi së bashku të gjithë kryeministrat e rajonit për herë të parë, u zhvillua në BERZH në shkurt 2014. Qëllimi i samitit është të nxjerrë në pah mundësitë e investimeve dhe të biznesit dhe të promovojë lidhjen rajonale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat