“A të dha Rambo pare, shtëpi, veturë”? Tregon Çun Lajçi

Aktuale

“A të dha Rambo pare, shtëpi, veturë”? Tregon Çun Lajçi

Nga: N. Sh. Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 10:32
Ramush Haradinaj, Çun Lajçi

Shkrimtari dhe artisti nga Kosova, Çun Lajçi ka shkruar në rrjetin social Facebook, se qytetarët po tallën me të.

Ai shkruan se ata po tallen kur e voti Ramushin dhe tash po tallen edhe që e votoi Albin Kurtin.

Lajçi shkruan se, tash po e pyesin se a të dha Rambo pare, shtëpi apo veturë?

Sipas tij, ai po pyetet edhe se Albin Kurti a ia bleu librat, apo i dha ndonjë post ose titull nderi?

Postimi i plotë:

Po ua them ate që e dini

U tallen me mua kur e votova Ramushin dhe po tallen tani qe e votova Albinin!

Fjalët janë të njejta. Edhe njerëzit!

- A t'dha diçka Rambo, që po gërvallesh bjeshkëve?

 (Zhvleftësim për artin timt'recitimit!!!)

A t'dha pare...shtëpi...veturë. Ato "gradat" që ia dha gjithkujt, a ti dha?! 

Për Albinin njisoj, veç pak ma butë: A ti bleu librat? A t'dha post? Titull nderi a t'dha?

Sa atdhetarë jemi i them vetës! U dashka gjithçka me ba për nji përfitim!

Thua se unë po shkruej libra për tituj e poste!

Po, për atdheun, kush po punueka pa interes?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat