Kurti kujton masakrën në Qirez dhe Likoshan/ Lavdi të gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit

Aktuale

Kurti kujton masakrën në Qirez dhe Likoshan/ Lavdi të gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit

Nga: A.SH Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 22:18
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar masakrën e 24 civilëve që ndodhën nga forcat serbe në dy fshatra shqiptare, në Likoshan dhe Qirez.

“E kemi obligim, për lirinë dhe paqen që sot e gëzojmë, për të vrarët dhe familjarët e tyre, për të kaluarën e të ardhmen tonë, sjelljen e drejtësisë, duke i gjykuar dhe dënuar kriminelët serbë dhe gjenocidin e Serbisë në Kosovë”, ka shkruar ai.

Postimi në Facebook:

"Helikopterë e makina ushtarake, përpara se forcat policore të hynin më këmbë për të bërë ç’të mundnin brenda, kishin qëlluar mbi lagjet, shtëpitë, çatitë."

Kështu përshkruhet në një raport të organizatës për të drejtat e njeriut ‘‘Human Rights Watch", data 28 shkurt 1998 në fshatrat Likoshan dhe Qirez.

24 vjet më parë forcat serbe rrethuan këto dy fshatra dhe vranë e masakruan 24 civilë të pafajshëm.

Në këtë ditë ne përkujtojmë dëshmorët dhe martirët tonë, e asnjëherë nuk harrojmë krimin shtetëror të Serbisë.

E kemi obligim, për lirinë dhe paqen që sot e gëzojmë, për të vrarët dhe familjarët e tyre, për të kaluarën e të ardhmen tonë, sjelljen e drejtësisë, duke i gjykuar dhe dënuar kriminelët serbë dhe gjenocidin e Serbisë në Kosovë.

Lavdi të gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat