​Qeveria jep detaje mbi strehimin e gazetarëve nga Ukraina

Aktuale

​Qeveria jep detaje mbi strehimin e gazetarëve nga Ukraina

Më: 1 mars 2022 Në ora: 18:58
Foto ilustrim

Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve buxhetore në vlerë prej 150.000 euro në emër të pranimit në Kosovë të 20 gazetarëve nga Ukraina.

Në një komunikatë për media thuhet se këto mjete do të përdoren me qëllim të mbulimit të shpenzimeve.

Që lidhen me qëndrimin e këtyre gazetarëve në Kosovë për një periudhë deri në 6 muaj.

Identifikimi dhe përzgjedhja e gazetarëve do të bëhet nga Federata Evropiane e Gazetarëve dhe Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës, duke u dhënë përparësi gazetareve gra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat