​Këto janë masat e reja antiCOVID-19

Aktuale

​Këto janë masat e reja antiCOVID-19

Më: 1 mars 2022 Në ora: 20:00
Foto ilustrim

Në kuadër të masave të reja antiCOVID-19, Qeveria e Kosovës sot ka vendosur që nga data 7 mars të lejohet veprimtaria e klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore deri në 50% të kapaciteteve.

Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre, por shfrytëzimi i hapësirave të mbyllura lejohet deri në 50% të kapacitetit.

Gjithashtu Qeveria ka vendosur edhe për largimin e orës policore.

KETU mund të gjeni të gjitha masat e reja antiCOVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat