Paralajmëron zv.ministri i Mbrojtjes, Syla: Serbia po i mobilizon rezervistët serbë në Kosovë

Aktuale

Paralajmëron zv.ministri i Mbrojtjes, Syla: Serbia po i mobilizon rezervistët serbë në Kosovë

Më: 4 mars 2022 Në ora: 20:49
Shemsi Syla

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla ka thënë se kanë informacione të sigurta se Serbia është duke i ftuar për t’i mobilizuar rezervistët e ushtrisë së saj në Kosovë.

Syla tha se Serbia këtë  mobilizim po e bën për të krijuar një panik një situatë që mund të ndikojë në aspektin psikologjik.

“Kemi të dhëna të sigurta që janë ftuar serbët e Kosovës, që kanë shtetësi edhe të Serbisë, që të jenë të gatshëm që t’i përgjigjen thirrjes  dhe të jetë i gatshëm”, tha Syla

“Kemi shënime për individë me emër e mbiemër dhe adresë. Sepse ata individë në të kaluarën kanë qenë pjesë rezervë e forcave serbe. Tani ata i kanë të shënuar në listat e tyre, pavarësisht nëse ata tani jetojnë këtu, apo jashtë Kosovës”, tha ai.

Syla tha se pikërisht për shkak të rrezikut që i kanoset Kosovës nga Serbia, është krijuar Fondi i Sigurisë.

“Ne jemi duke u përgatitur dhe duke pasur gjendjen në një mobilizim të plotë të gjithë mekanizmit të sigurisë”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat