Bislimi kërkon falje

Aktuale

Bislimi kërkon falje

Më: 10 mars 2022 Në ora: 19:46
Bjorn Berge, Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka reaguar pas demantimit që iu bë nga zëvendëssekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Bjorn Berge.

Bislimi përmes një postimi në Twitter tha se i vjen keq që nuk e ka përdorur termat adekuat, ku në vend të fjalës ‘ai mirëpriti’ është dashur të përdoret ‘ ne informuam’.

“Me të vërtetë falënderues për @DSGBjornBerge për takimin e shkëlqyer dhe shkëmbimin e mendimeve.

Me të vërtetë më vjen keq për zgjedhjen e termit joadekuat në tweet-in tim të fundit.

Në vend të fjalës “ai mirëpriti”, përshkrimi i saktë duhet të thotë “ne informuam”, shkroi Bislimi.

Image
Twitter
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat