"Putini, ky bastardë me shumë e do luftën se sa paqen"

Aktuale

"Putini, ky bastardë me shumë e do luftën se sa paqen"

Nga: H.O. Më: 10 mars 2022 Në ora: 21:43
Vladimir Putin

Profesori dhe njohësi i ҫështjeve politike, Binak Maxharraj në një prononcim të tij dhënë për ‘Bota sot’ lidhur me krizën në Ukrainë, thotë se, ‘fashizmi rus po kanoset si rrezik permanent, nëse nuk ndalet, jo vetëm për Evropën por edhe për krejt njerëzimin’.

“Kumbanat e alarmit bërthamor po bien, askund tjetër pos në Evropën e civilizuar. Fashizmi rus po kanoset si rrezik permanent, nëse nuk ndalet, jo vetëm për Evropën por edhe për krejt njerëzimin. Në krye të rrezikut është Vladimir Putin një njeri dinak, i pabesë, tiran me mendje të ç’orientuar, i krisur dhe një urrejtës i bindur i vlerave perëndimore, demokracisë dhe lirisë së kombeve, që deshiron ta kthej doktrinen diktatoriale të paraardhësve të tij Stalinit, Brezhnjeviti dhe Hrushqovit. Këtë po e bënë para gjithë botës me pabesinë e tij prej skizofreni, me kërcnime më luftë për t’i shuar vlerat e civilizimit demokratik edhe në ish-republikat e BRSS, si në Ukrainë, Lituani, Estoni, etj, të cilat tanimë janë rreshtuar kah vlerat demokratike perëndimore me qëllim të kthimit të tyre nën ambrelën për krijimin e Rusisë së Madhe”, vlerëson Maxharraj.

Ai thotë më tutje se, ‘për këtë njeri bastardë me më rëndesi është që shtetet e humbura nga mbretëria Sovjetike ti kthejë me luftë, sepse ky me shumë e do luftën se sa paqen’.

“Ky njeri, kjo bishë e Karpateve po tregohet, bile edhe më agresive, se liderët e BRSS se kohës së ftohtë siç ishte psh. Leonid Brezhnjevi i cili kurrë përderisa mbizotëroi “era e ftohtë” midis Perëndimit dhe Lindjes nuk e përmendi luftën, por e ruajti status kuon.Vladimir Putin, ky njeri me vlera të ulëta intelektuale dhe me intelegjencë boshe, së pari e filloj aneksimin e Krimës në vitin 2016 me një rrufe lufte. Përendimi pos zhurmës nuk bëri asgjë më shumë duke menduar se më kaq do të ndalet kjo bishë e egër sllave, duke menduar dhe aluduar në atë thënien e popullit”qoftë e kaluar”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat