Shpërthen Halil Geci, publikon disa fotografi të politikanëve shqiptarë dhe pyet: A nuk lypim me u... atë... këtyre tradhtarëve?

Aktuale

Shpërthen Halil Geci, publikon disa fotografi të politikanëve shqiptarë dhe pyet: A nuk lypim me u... atë... këtyre tradhtarëve?

Nga: N. Sh. Më: 12 mars 2022 Në ora: 14:41
Halil Geci

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci ka shpërthyer me akuza ndaj disa politikanëve të Kosovës e Shqipërisë.

Ai në rrjetin social facebook, ka publikuar disa fotografi të ish-presidentit Hashim Thaçi, kryeministrit shqiptar Edi Ramës, ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafës, Kadri Veselit e disa të tjera, duke i akuzuar për tradhti ndaj Kosovës.

Geci shkruan se Hashim Thaçi e Edi Rama janë të shitur në Serbi e Rusi dhe bashkë me disa politikanë të tjerë tentuan ndarjen e Kosovës.

Madje Geci tregohet i ashpër me ta, ku edhe i pyet lexuesit e tij, se “a lypin me u... atë.. këtyre tradhtarëve”?

Postimi i plotë:

Pro Rusët shqiptarë, hero apo TRADHTARË

Kur Putini nuk gjeti asnjë prorus që e mban timonin e federatës Ruse në Ukrainë, ai nisi pushtimin e Ukrainës.

Pushtimi i Ukrainës është një turp për botën e civilizuar kur në sy të gjithë planetit kryhet gjenocid i pa parë vetëm e vetëm se ata e duan lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e tyre.

Tentimi i Ukraines për të hyrë në gjirin Evro-Ameriken, po iu kushton Ukrainasëve me shkatërrime e vrasje gjenocidi...! Kjo i bie sikur një fëmijë kërkon shpëtim nga nëna e tij, kurse nëna e shkelmon dhe e len fëmijën e saj në dorën e njerkes, kurse fëmija i saj në sy të botës dhe nënës i masakrohet...!

Në Shqipëri dhe Serbia me dorën e Rusisë pat arritur t’i gjenë vasalet e tyre Prorusë!

Dhe përmes tyre Serbia dhe Rusia filloi pushtimin në heshtje, interesi Rusë dëpërtoi shumë dhe lehtë në Kosovë dhe Shqipëri, duke iu falënderuar tradhtarit të Brojës dhe rrethit të tij, si dhe Kristaqi i Tiranës dhe dhe rrethi i tij. Fatbardhësisht Amerika e kishte parë qysh moti rrezikun, nga këta tradhtarë e të shitur, dhe ndihmoj në ndërtimin e Gjykatës Speciale dhe në momentin e duhur i mbylli në biruca ku edhe sot po vuajnë.

Disa nga ta, duke i akuzuar si vrasës të shqiptarëve atedhetarë.

Me futjen e tyre në biruca Amerika e largoi rrezikun, nga pushtimi  duke e mbajtur larg interesin Ruso-Serb, nga tokat Shqiptare si dhe ndaloi Mini-shengenin e Rrushagjis të Rahavecit, dhe e ndaloi Serbinë me daljen në deti dhe futjen e mallrave Ruso Serbe, dhe tregëtisë së tyre në hapësirat shqiptare.

Mali i Zi refuzoi mini-shengenin dhe e largoi interesin Ruso Serb në këto hapsira.

Kurse Shqipëria përmes Kristaqit, dhe Kosova përmes Hashimit dhe vasalve Ruso Serb i sojit të Isa Mutafës dhe rrushagjis të Rahovecit, të cilët lobonin pa ndërprerë për Mini-shengenin si projektin e tyre...!

Sot Kristaqi i Shqipërisë po arsytohet kinse nuk e paska ditur se  Serbia dhe Rusia qenkan aq të lidhura në mes vete.

Kristaqi i Tiranës do njihet në historin e re si tradhtari i radhes që tentoi t’i shet interesat shqiptare te interesat sllave....!

Paramendoni i pari i shtetit Shqiptar! Kristaq Rama, nuk e paska ditur se Serbia përmes Rusisë u shtri në tokat shqiptare!

O tradhtar po krejt bota e din se grabitjet e tokave shqiptare ka ndodhur me ndihmën e Rusisë!

Kjo ka ndodhur pak më shumë se një kohë njeriu, dhe dihet botërisht se shtetet sllave përmes Rusisë janë të ndërtuara përmes gjenocidit në tokat e Shqiptarëve, si Mali i zi, Maqedonia Serbia, janë grabitur me ndihmën e Rusisë dhe me heshtjen e Europës!

Ju lexusit e mi, tregoni drejt a nuk lypim me u ... atë ... këtyre tradhtarëve?

Kuptoni pra se kur një shtet dëshiron ta pushtoj një shtet tjetër, ai e pushton në forma të ndryshme!

Pushtuesit ma lirë ja qet t’i blej me para tradhtarët, siç ndodhi me Kosovën dhe Shqipërinë, se sa të shkrinë jetëra njerëzish përmes plumbit dhe barutit!

Tradhtarët dhe mbështetësit e tyre në këtë mes kanë emra, Rama dhe Hashimi dhe mbështetësit e tyre të LDK-së dhe PDK-së janë ata që u shitën lirë te Serbia dhe Rusia.

Serbia dhe Rusia e kuptuan se Hashimi është i ligë dhe i pa dijshëm, investoi në të dhe e bleu fare lehtë duke e kërcënuar në vesh, apo bënë çfarë po them unë, a po të qoi në burg, me argumentet dhe incizimet që ua kishte deponuar shërbimi Francez...!

Kurse Ramën, Serbia dhe Rusia e bleu me para miliardëshe, dhe pikërisht përmes tyre u bë Zajdnica dhe pos Zajednicës u tentua edhe të ndahet Kosova.

Falë Amerikes deri më sot u ndërpre tradhtia, se si do duket e nesërmja e Kosovës gjasat janë se Kosova do shpëtoi, nëse i hapet dera e BE-së dhe Nato-s...!

Zot shpëtoje Kosovën nga tradhtarët e ri, se nga të vjetrit shpëtoi...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat