Publikohet raporti i MSH-së: Asnjë vdekje dhe 18 raste pozitive

Aktuale

Publikohet raporti i MSH-së: Asnjë vdekje dhe 18 raste pozitive

Nga: M.H. Më: 14 mars 2022 Në ora: 15:01
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24 orësh për rastet me Covid.

Nga ky raport nuk kemi asnjë vdekje ndërsa 18 janë raste pozitive, përcjell “Bota sot”.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 45 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërsa në total numri i rasteve aktive është 637.

Njoftimi i plotë

14 Mars 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 45 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.817.741 doza të vaksinës.

Deri më sot 818.361 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 98.637 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 812 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar anjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 54 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.096.

Në total numri i rasteve aktive është 637.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

Image
Raporti i MSH-së
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat