Këto janë çmimet e naftës sot në Kosovë

Aktuale

Këto janë çmimet e naftës sot në Kosovë

Më: 14 mars 2022 Në ora: 15:16
Foto ilustrim

Çmimet e derivateve të naftës janë rritur në të gjitha vendet e rajonit dhe vala e fundit e rritjes së çmimeve nuk e ka anashkaluar as vendin tonë.

Në pikat e ndryshme të karburanteve në Kosovë çmimet e karburanteve po sillen prej 1.40 euro deri në 1.52 euro.

“Një litër Dizel në pompat e benzinës në Kosovë kushton nga 1.50 euro deri në 1.52 euro, ndërsa një litër Benzinë kushton nga 1.40 euro deri në 1.52 euro” ka thënë kryetari i shoqatës së naftëtarëve, Fadil Berjani.

Ai gjithashtu ka thënë se çmimet e karburaneteve në Kosovë janë stabile.

Së fundmi çmimet në Kosovë dhe rajon janë rritur për të gjitha llojet e karburanteve.

Rritja e çmimeve të fundit të karburanteve mund t’i godasë më së shumti shoferët të cilët veturat e tyre i furnizojnë me karburant të llojit Dizel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat