​Kurti - Bornstad diskutojnë për raportet Kosovë-Norvegji

Aktuale

​Kurti - Bornstad diskutojnë për raportet Kosovë-Norvegji

Më: 14 mars 2022 Në ora: 18:14
Foto nga takimi

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim Përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne S. Bjornstad me të cilin ka biseduar mbi marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin konstruktiv ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë.

Në takim u bisedua edhe mbi agresionin rus në Ukrainë dhe pasojat që ka shkaktuar në ekonomi dhe siguri, me theks të veçantë për rajonin.

Kurti shprehu mirënjohjen e Qeverisë së Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme që shteti i Norvegjisë ia ka dhënë Kosovës duke shprehur zotimin për thellimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve.

Bjornstad shprehu mbështetjen e Norvegjisë për zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit dhe rritjen e bashkëpunimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat