Kontingjenti shqiptar i bashkohet stërvitjes së përbashkët të KFOR-it

Aktuale

Kontingjenti shqiptar i bashkohet stërvitjes së përbashkët të KFOR-it

Më: 15 mars 2022 Në ora: 13:08
Kontingjenti shqiptar i bashkohet stërvitjes së përbashkët të KFOR-it

Pjesëtarët e Ushtrisë Shqiptare, të cilët iu bashkuan Misionit të NATO-s në Kosovë në fillim të marsit, kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët me Komandën Rajonale Perëndimore, duke simuluar një skenar të kontrollit të turmës.

Në një komunikatë shtypi të Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it, njoftohet se kontingjenti shqiptar, së bashku me atë moldav dhe slloven në Kampin e Novosellë në Pejës, simuluan një ndërhyrje gjatë trazirave, për të treguar aftësinë për të përballuar me lëshimin e mundshëm të shisheve ndezëse (kokteje molotovi).

Kontingjenti shqiptar, i cili iu bashkua KFOR-it në fillim të marsit, ka qenë gjithmonë një aleat serioz që tregon një përgjegjësi të pjekur në marrjen e plotë të rolit të tij për paqen dhe sigurinë e pandashme dhe globale, thuhet në komunikatë.

Ndërveprueshmëria ndërmjet komponentëve të ndryshëm shumëkombësh, trajnimi i vazhdueshëm, njohja dhe krahasimi mbi procedurat e ndryshme tekniko-taktike për konsolidimin e aftësive operacionale, janë bazat që lejojnë një përpjekje sinergjike midis dhjetë kombeve që përbëjnë Komandën Rajonale Perëndimore të KFOR-it”.

KFOR-i thekson se misioni i tyre mbetet garantimi i një mjedisi të sigurt dhe liria e lëvizjes për të gjithë popullsinë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat