I kërkoi kryeministrit ta lidh, kjo është kundërpërgjigjja e Bislimit për Abdixhikun

Aktuale

I kërkoi kryeministrit ta lidh, kjo është kundërpërgjigjja e Bislimit për Abdixhikun

Më: 15 mars 2022 Në ora: 14:08
Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i ka reaguar kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut, për deklaratën e tij në të cilën i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që ta lidh atë.

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, Bislimi ka thënë se Abdixhikun e kupton mirë, por se nuk e ndihmon dot.

“Ajo që ndodhi ishte se kur deputeti po shpjegonte se si me saktësi ka parashikuar dhe i ka ditur të gjitha zhvillimet. Unë i impresionuar e pyeta kryeministrin Albin Kurti se mos vallë e di edhe kohën kur do të përfundojë edhe lufta në Ukrainë, dhe nuk po na tregon.

Sa i përket komentit të tij për lidhje ose zgjidhje, duke e njohur mirë deputetin e nderuar, Abdixhikun, dua vetëm të konkludoj se e kuptoj shumë mirë se bashkëndjejë me të por nuk e ndihmojë dot”, ka thënë Bislimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat