Konjufca: I ftoj deputetët që marrin rrogë që të bëhen pjesë e seancës

Aktuale

Konjufca: I ftoj deputetët që marrin rrogë që të bëhen pjesë e seancës

Më: 16 mars 2022 Në ora: 11:10
Glauk Konjufca

Ende nuk ka filluar seanca plenare, ku të pranishëm në sallën e parlamentit janë vetëm 49 deputetë. Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka kërkuar nga deputetët që “marrin rrogë” që të bëhen pjesë e seancës.

Seanca e sotme plenare me disa pika të papërfunduara ishte e paraparë për orën 10:00.

“Të gjithë ata deputetë që janë me rrogë i ftoj të bëhen pjesë e seancës të Kuvendit të Kosovës”, ka kërkuar kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Në seancën e sotme do të votohet propozim-rezoluta nga debati parlamentar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe propozim-rezoluta nga debati parlamentar lidhur me Vendimin e ZRRE-së, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Në rend të ditës janë edhe disa pika të tjera. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat