​U kërcënua, Gjini tregon çfarë ndodhi

Aktuale

​U kërcënua, Gjini tregon çfarë ndodhi

Më: 16 mars 2022 Në ora: 12:11
Ardian Gjini

Pas konfirmimit nga Policia e Kosovës se ishte kërcënuar, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, tregoi se çfarë kishte ndodhur.

Sipas tij, qytetari që kishte shkuar në objektin e Komunës kishte ngritur zërin dhe kishte përdorur fjalë ofenduese.

“Një qytetar ka ardhur në objektin e Komunës dhe në korridor ka filluar të ngris zërin dhe të përdorë fjalë kërcënuese. Për këtë rast është lajmëruar policia e cila ka verifikuar kamerat e sigurisë dhe zërin dhe me sa jam unë në dijeni e ka ndaluar personin.

Duhet të sqaroj për të gjithë se për çfarë do fjale fyese apo ton kërcënues ndaj zyrtarëve publik të zgjedhur ose shërbyesi civil, duhet të veproj ligji”, tha Gjini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat