​Aksioni “Pika”, nga një muaj paraburgim për 15 zyrtarë tjerë policorë

Aktuale

​Aksioni “Pika”, nga një muaj paraburgim për 15 zyrtarë tjerë policorë

Më: 16 mars 2022 Në ora: 19:23
Pamje nga aksioni

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën nga një muaj paraburgim ndaj 15 zyrtarëve policorë të arrestuar si pjesë e aksionit “Pika”, ndërsa nëntë të akuzuarve të tjerë iu caktua masa paraqitje në stacionin policor.

24 zyrtarët policorë të arrestuar A.TH, A.B, A.D, A.P, B.K, I.I, K.A, L.M, M.B, M.M, O.S, S.H, SH.K, U.M, E.T, S.ZH, A.B, B.XH, B.B, B.K, B.B, K.B, M.U dhe R.A, dyshohet se kanë kryer veprat penale pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotorpe dhe analoge, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, marrja e ryshfetit, ushtrimi i ndikimit dhe kontrabandimi i mallrave.

Ndaj 15 të pandehurve A .TH, A.B, A.D, A.P, B.K, K.A, L.M, M.B, M.M, O.S, S.H, SH.K, U.M, E.T, S.ZH. është caktuar masa nga një muaj paraburgim, ndërsa ndaj 9 të pandehurve tjerë I.I, A.B, B.XH, B.B, B.K, K.B, M.U, B.B, dhe R.A është refuzuar kërkesa e prokurorisë për paraburgim dhe të njëjtëve u është caktuar masa paraqitje në stacionin policor në kohëzgjatje një muaj.

Dje Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën nga një muaj paraburgim ndaj 25 zyrtarëve tjerë policorë, nën dyshimet se kanë kryer veprat penale pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e narkotikëve, keqpërdorimi i pozitës, ryshfet, ushtrimi i ndikimit dhe kontrabandimi i mallrave.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës në rajonin e Gjakovës dhe Prizrenit të hënën është zhvilluar aksioni i koduar me emrin “Pika”, me 50 zyrtarë shtetërorë të arrestuar, nga të cilët 48 pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe dy nga Shërbimi Doganor i Kosovës.

Aksioni erdhi pas rreth një viti hetimesh, përkatësisht nga muaji maj i vitit 2021 dhe se në hetim kanë qenë të angazhuar dy prokurorë.

Zyrtarët e arrestuar dyshohen për përfshirje në mbi 400 raste të veprave kriminale si marrje e ryshfetit, korrupsion dhe keqpërdorim i pozitës zyrtare.

Operacioni policor është përkrahur nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat