Përvjetori i vdekjes së tre fëmijëve në lumin “Ibër”, familjarët kërkojnë drejtësi

Aktuale

Përvjetori i vdekjes së tre fëmijëve në lumin “Ibër”, familjarët kërkojnë drejtësi

Më: 17 mars 2022 Në ora: 23:54
Zaim Deliu

Sot janë bërë18 vjet nga trazirat e Marsit. E gjithë kjo ngjarje filloi pas mbytjes së tre fëmijëve shqiptarë në lumin Ibër. E njëri nga prindërit e këtyre fëmijëve në një rrëfim për tëvë1 ka treguar se si ndodhi ngjarja tragjike. Ai kërkon drejtësi për djalin e tij 13-vjeçar.

Zaim Deliu shkon shpesh pranë lumit “Ibër”, por në këtë vend i ka kujtimet më të hidhura të jetës së tij.

Në valët e këtij lumi i biri i Zaim Deliut, Egzoni 13 vjeçar bashkë me dy shokët, Florent Veseli e Avni Veseli u hodhën në lum e nuk dolën të gjallë.

Babai i të ndjerit me emocione të shumta e kujton momentin kur u njoftua për vdekjen e Egzonit e dy të tjerëve.

Me të marrë lajmin, Deliu i pari kishte mbërritur në vend të ngjarjes.

Atë kohë autoriteteve i ishin dashur rreth dy javë të gjenin trupin e fëmiut të tretë.

E ky thotë se tash e 18 vite drejtësia akoma nuk është vënë në vend.

Deliu mes emocionesh thotë se  dhimbja do të ishte më e lehtë nëse do ishte arritur drejtësia.

E emrin e djalit që e humbën, Egzonit, familja Deliu ja kanë vënë nipit të tyre.

Gjatë trazirave të 17 e 18 marsit në vitin 2004 u vranë 19 civilë, prej të cilëve 11 shqiptarë e 8 serbë teksa u shkatërruan objekte fetare e kulturore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat