Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Valentina Bunjaku Rexhepi në një postim të saj në Facebook ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke e pyetur se ‘a ke parime kryeministër’.
Deputetja e LDK-së, thotë se Isa Mustafën dikur e quajte profesor, më pas e sulmove me Molotov. Hashim Thaҫit dikur I thoje ‘Shko Hashim’ e sot gati i thua ‘kthehu Hashim’.
Postimi i plotë:
A ke parime kryeministër?!
Kryeministër, z. Albin Kurti, a ke parime?
Para dy vjetësh, ish-Kryetarin e LDK-së, z. Isa Mustafën, e quaje profesor, e më herët e ofendoje dhe sulmoje me koktej molotovi!
Ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit, z. Hashim Thaçit, i thoje “Shko Hashim”, e sot veç sa nuk i thua: “Kthehu Hashim”!
Ish-Kryeministrin, z. Ramush Haradinajn, dikur e bëre mik e aleat, e sot i thua hajn e zhvatës!
Me këto veprime, mashtrove dhe fitove vota e pushtet, por parimet e liderit të mirëfilltë kurrë nuk do t’i arrish!
Kosovës ia ke dëmtuar imazhin nëpër botë, qytetarëve ua ke humbur shpresën, e fjalët e tua tani nuk kanë peshë…
Ke gënjyer e mashtruar gjithmonë Albin!!!/Bota sot