Deputeti i LVV-së: Pas zhvillimeve në Ukrainë, nuk mund të bisedojmë njëjtë me Serbinë

Aktuale

Deputeti i LVV-së: Pas zhvillimeve në Ukrainë, nuk mund të bisedojmë njëjtë me Serbinë

Më: 22 mars 2022 Në ora: 22:36
Arbër Rexhaj

Deputeti i LVV-së, Arbër Rexhaj thotë se pas ndryshimeve gjeopolitike në botë, duhet të riformulohet edhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Dialogu duhet të rishikohet pasi kemi situata të reja gjeopolitike në botë, pas situatës në Ukrainë. Kosova nuk mund ta pranojë një Asociacion që ka kompetenca ekzekutive. Ne nuk mund të sillemi njëjtë me Serbinë kur ajo është rreshtuar me Rusinë. Nuk mund të dialogojmë me Serbinë kur kjo ta kërcënon vendin”, tha ai.

Rexhaj thotë se nuk janë kundër lejimit të qytetarëve serbe për të votuar por sipas tij kjo nuk duhet të bëhet duke shkelur sovranitetin e vendit.

Deputeti i LVV-së thotë se nuk është për një përmbyllje të shpejtë të dialogut.

Dialogu nuk duhet të kryhet shpejt e shpejtë duke marrë barrën e Asociacionit me kompetence ekzekutive pasi do të bosnjëzohej vendi”, tha ai.

Deputeti i shumicës parlamentare thotë se problem real është veriu i Kosovës, por sipas tij Kosova nuk ka më çfarë të japë.

Gjithë kohën është thënë se ne Serbisë duhet t’i japim diçka për të marrë njohjen. Ne Serbisë ja kemi dhënë Pakon e Ahtisaarit dhe diçka më shumë. Nëse edhe tash ne lëshojmë pe, kërkesat do të vazhdojnë derisa Kosova nuk do të ketë më sovranitet”, tha ndër të tjera deputeti i LVV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat