Vuçiqi i “tërbuar”, nuk i hiqet inati me Kurtin pasi s`e la t`i mbante zgjedhjet në Kosovë

Aktuale

Vuçiqi i “tërbuar”, nuk i hiqet inati me Kurtin pasi s`e la t`i mbante zgjedhjet në Kosovë

Nga: F.B. Më: 23 mars 2022 Në ora: 11:41
Aleksandër Vuçiq dhe Albin Kurti

Presidenti i Serbisë Vuçiq ka deklaruar sot në emisionin “mëngjesi i ri” në TV Pink se ka kuptuar “qëllimin e dyfishtë të veprimeve të Kurtit”.

”Një të poshtërohen dhe hiqen të drejtat serbëve dhe dy të ulet numri i votave të listës që ai drejton”, transmeton “Bota Sot”.

Tërbimi i Vuçiq-it shkoi aq larg sa tha se kinse ka “kuptuar idetë dhe hipokrizinë e kryeministrit të shtetit të rrejshëm të Kosovës, që heshtur po mbështetet edhe nga qarqe të ndryshme perëndimore”.

Ai pas shumë takimeve të zhvilluara dje në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, me vendet e Kuintit dhe me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, ka trajtuar temën e vetme refuzimin për mbajtjen e zgjedhjeve serbe nga Kurti.

Duke fol rreth qëndrimeve të Kurtit , Vuçiq ka nënvizuar se Serbia ishte e kujdesshme që mos të binte në grackën e ngritur nga Kurti.

“Ka dy qëllime madhore këtu, e para të poshtërohen serbët dhe të iu ndalohen shtesë të drejtat. E dyta është vendim shumë pragmatik nga Kurti dhe disa që duan të ulin numrin e votave të listës sonë. Qëllimi i dytë konsideroj se nuk është i rëndësishëm, pasi dallimi në vota do të rritet” tha ai.

Por brengosem për qëllimin e parë. Në botë janë të gatshëm, sepse mendojnë se mbretin e mbështetën për muri dhe heshtin qëllimet e Kurtit për nxitjen e jo-stabilitetit dhe problemeve në rajon. E jona është që mos të biem në këtë grackë, posaçërisht jo në këtë moment” tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat