Kurti: Pikëllues lajmi për vdekjen e Albright, ishte mike e Kosovës deri në fund

Aktuale

Kurti: Pikëllues lajmi për vdekjen e Albright, ishte mike e Kosovës deri në fund

Më: 23 mars 2022 Në ora: 21:09
Madeliene Albright

Kryeministri i Kosovësë, Albin Kurti, thotë se me pikëllim e ka marrë lajmin për vdekjen e ish-sekretares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeliene Albright.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti e vlerësoi atë si “një grua e shquar me moral të pakompromis për SHBA-të dhe një mike e Kosovës deri në fund”.

“Me pikëllim dëgjova për vdekjen e Madeline Albright, një grua e shquar me moral të pakompromis për Shtetet e Bashkuara, një mike e Kosovës deri në fund dhe një partnere me të gjithë ata që ndoqën paqen, lirinë dhe demokracinë. Do të na mungosh, zonja sekretare”, shkroi Kurti.

Ndryshe, Albright vdiq të mërkurën në moshën 84-vjeçare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat