Mbi 1 mijë policë kanë dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës

Aktuale

Mbi 1 mijë policë kanë dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës

Më: 24 mars 2022 Në ora: 00:12
Policia e Kosovës

Mbi 1 mijë policë kanë dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës. Derisa një numër prej tyre janë duke kërkuar punë edhe jashtë vendit. Paga e ulëta e kushtet jo të mira të punës janë disa nga arsyet pse ata po braktisin vendin tyre të punës.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së Policëve, Imer Zeqiri.

“Kemi informacione të pa konfirmuar që shumë kërkesë nëpër ambasadat e huaja,  mund te jenë një pjesë për viza punë por ka informacion se një pjesë e madhe e tyre janë edhe kërkesa për punësim”, tha ai.

E numri i atyre që kanë dorëzuar detyrën e Policit kalon mbi 1 mijë që nga themelimi i këtij institucioni.
“Kemi 1 mijë e 108 zyrtarë që kanë dhënë dorëheqje nga pozita e policit e unë mendoj që shumica prej tyre kanë dhënë dorëheqje për shkak të kushteve të punës”, shtoi ai.

Dorëheqje kishte edhe në kohën kur Policia udhëhiqej nga Rashit Qalaj.

Por sipas ish drejtorit të Policisë së Kosovës numri ishte më i vogël.

“Atë që unë e kam bërë në kohën sa kam qenë drejtor në Policinë e Kosovës ka qenë t’i pamundësohet kthimi në Policinë e Kosovës personave që e lëshojnë Policin e Kosovës përveç shkaqeve shëndetësore dhe të shkollimit arsyeja pse kemi ndryshua këtë udhëzim administrativ është që kuadrat të mos shkojnë”, tha Qalaj.

Ai vlerëson që policët po largohet për shkak të pagës së ulët.

Por ndryshe mendon njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi.

“Një pjesë e madhe e policisë së Kosovës të cilët kanë dhënë dorëheqje nga Policia sigurisht e kanë parë që policia e Kosovës është kriminalizuar dhe nuk arrite që të përballojnë të jenë pjesë lloj kriminalizimi dhe e dytë është se nuk kanë siguri juridike serioze e te qenit polic”, tah Elezi.

Derisa  për të bërë një polic të gatshëm për punë, nga kuleta e shtetit shpenzohen mijëra euro.

“Vetëm një kadetë për kohën sa është kadetë shteti i kushton 10 mijë euro , unë mendoj që shifrat janë diku 30-40 mijë euro për mu ba një ekspert”, shtoi Zeqiri.

Në Policinë e Kosovë aktualisht detyrën e policit e ushtrojnë 9 mijë e 119 pjesëtarë duke përfshirë edhe stafin civil.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat