Kurti: Ndërhyrja e NATO-s për të ndalur gjenocidin në Kosovë mban vulën e Albright

Aktuale

Kurti: Ndërhyrja e NATO-s për të ndalur gjenocidin në Kosovë mban vulën e Albright

Më: 24 mars 2022 Në ora: 08:32 Përditësuar në ora: 10:29 më 24.03.2022
Glauk Konjufca dhe Albin Kurti

​Kurti dhe Konjufca: Kosova do të jetë gjithmonë mirënjohëse ndaj Madeleine Albright

Me rastin e vdekjes së ish-sekretares së Shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright, sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bënë homazhe te busti i ish sekretares Albright në Prishtinë.

Kryeparlamentari Konjufca tha se populli Kosovës kurrë nuk do ta harrojë dhe gjithmonë do të jetë mirënjohës për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë Madeleine Albright për çlirimin dhe lirinë e popullit tonë.

Kryeministri Kurti theksoi se ndërhyrja e NATO- për të ndalur gjenocidin në Kosovë me bombardimet kundër Jugosllavisë dhe Serbisë të Millosheviqit pa dyshim që mban vulën e zonjës Madeleine Albright, për çka tha se Kosova do të jetë falënderues dhe mirënjohës.

Kurti e Konjufca bëjnë homazhe te busti i ish-sekretares Albright

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, kanë bërë homazhe te busti i ish-sekretares së Shtetit, Madeleine Albright.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se populli i Kosovës nuk do ta harrojë kurrë kontributin e ish-sekretares Albright. Tha se së bashku me ish-presidentin Clinton ishin forca kryesore shtytëse në planin ndërkombëtarë për ta ndalë gjenocidin e shtetit serb mbi popullin e Kosovës.

“Bashkë me kryeministrin Kurti po bëjmë homazhe te busti i sekretares së shtetit amerikan Madeline Albright e cila ndërroi jetë dje. Populli i Kosovës nuk do ta harrojë kurrë dhe gjithmonë do të jetë mirënjohës për kontributin e jashtëzakonshëm që e ka dhënë zonja Albright për çlirimin dhe lirinë e popullit tonë. Ajo së bashku me presidentin Clinton ishin forca kryesore shtytëse në planin ndërkombëtarë për ta ndalë gjenocidin e shtetit serb mbi popullin e Kosovës. Në ditën e djeshme, presidenti Clinton në një adresim që ia bëri popullit amerikan, më së miri e përshkroi zonjën Albright, duke thënë se për popullin amerikan ajo ishte një thesar kombëtar”, tha Konjufca.

E shefi i Qeverisë, Albin Kurt, tha se Politika, diplomacia dhe historia vështirë se kombinohen në një mënyre më të përsosur sesa te personaliteti i zonjës Albright.

Kurti e Konjufca bëjnë homazhe te busti i Madeleine Albright

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, do të bëjnë homazhe te busti i ish Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright.

Homazhet nisin në orën 09:45.

Albright vdiq dje në moshën 84 vjeçare pasi humbi betejën me kancerin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat