Ish-presidentja e Kosovës, Atifitete Jahjaga, i ka ftuar të gjithë që në shenjë mirënjohje dhe kujtimi ndaj mikes së madhe të Kosovës, ish- sekretares Madleine Albright nesër të ndezin nga një qiri.
Qirinjtë pritet të ndezën para bustit të Albright tek Pallati i Rinisë, nga ora 19:30.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Të dashur miq,
Në shenjë mirënjohje dhe kujtimi ndaj mikes së madhe të Kosovës Sekretares Albright, ju ftoj që të më bashkangjiteni nesër të ndezim nga një qiri.
Sekretarja Albright ishte aty për ne në ditët tona më të vështira, andaj të mbledhemi për herë të fundit për ta nderuar atë.
Data: 25 Mars, 2022
Ora: 19:30
Vendi: Busti i Sekretares Albright tek Pallati i Rinisë