Publikohet raporti i MSH: 2 të vdekur dhe 16 raste pozitive

Aktuale

Publikohet raporti i MSH: 2 të vdekur dhe 16 raste pozitive

Nga: M.H. Më: 28 mars 2022 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24 orësh të rasteve pozitive në Kosovë.

Nga raporti i publikuar kemi 2 vdekje dhe 16 raste pozitive, përcjell “Bota sot”.

Sot janë shëruar 76 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.648.

Ndërsa në total numri i rasteve aktive është 597.

Njoftimi i plotë

28 Mars 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.821.268 doza të vaksinës.

Deri më sot 820.020 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 99.787 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 830 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 76 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.648.

Në total numri i rasteve aktive është 597.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

Image
Raporti i MSH-së
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat