Zgjedhjet në Serbi, ambasadori gjerman dhe ajo franceze vizitojnë pikën kufitare në Merdare

Aktuale

Zgjedhjet në Serbi, ambasadori gjerman dhe ajo franceze vizitojnë pikën kufitare në Merdare

Më: 3 prill 2022 Në ora: 13:08
Jorn Rohde dhe Marie Christine – Butel

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, bashkë me ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie Christine – Butel, e kanë vizituar pikën kufitare në Merdare.

Përmes një postimi në Twitter, Rohde ka thënë që ka vërejtur një bashkëpunim të mirë mes autoriteteve të Kosovës dhe të Serbisë për t’ua mundësuar votuesve serb të shkojnë për të votuar atje.

“Kemi parë një bashkëpunim të mirë nga të dyja anët.

Po ashtu Kosova kishte vepruar siç kishte premtuar duke rritur personelin në pikat përkatëse kufitare duke mundësuar që në mënyrë të qetë votuesit të shkojnë të votojnë atje”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat