Haxhiu për Haradinajn: Nuk i përgjigjem një personi që sa ishte kryeministër me vendimin e parë ia rriti pagën vetes

Aktuale

Haxhiu për Haradinajn: Nuk i përgjigjem një personi që sa ishte kryeministër me vendimin e parë ia rriti pagën vetes

Më: 4 prill 2022 Në ora: 21:41
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka folur rreth paralajmërimeve të kreut të AAK-së Ramush Haradinaj se do të nxjerrë në rrugë veteranët dhe do t’i hyjë në zyrë në rast se provon t’i prekë veteranët e luftës.

Haxhiu në Kanal10 ka thënë se prapa deklarimeve të Haradinajt fshihet diçka tjetër.

“Prej momentit kur është formuar qeveria, unë kam parë një gjuhë të tillë të Haradinajt. Nuk besoj se kjo është arsyeja kryesore, as ligji i pagave, as lista e veteranëve. Mendoj se problemet janë me reformat në drejtësi dhe lufta ndaj krimit dhe korrupsionit. Unë mund të konsideroj se këto arsye nuk janë. Këto çka ai deklaron janë fals, sepse arsyet janë diku tjetër, por s’mund t’i përgjigjem një personi sa ka qenë kryeministër na ka treguar se çfarë dëshiron të bëjë - vendimi i parë i tij ka qenë t’ia rrisë pagën vetes, ndërsa vendimi ynë i parë ka qenë t’ia ulim pagës vetes”, tha Haxhiu.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti kishte thënë se nuk janë më shumë se 20 mijë veteranë të luftës në Kosovë. Ndërsa, ish-kryeministri Ramush Haradinaj deklarimet e Kurtit i ka konsideruar tallje me veteranët.

“Kurti s’po dëshiron të zbatojë kriterin e pagës minimale edhe për kategoritë e luftës. Unë po them këtu para tij, i kam duruar krejt shpifjet e dallaveret e tij e të tyre. Ka ndodh një proces gjyqësor: mos luaj më shumë me këto kategori, mos u tall më me to. Ne i dalim këtij në rrugë dhe i tregojmë a mund të hyjë ky në zyre të vet nëse tallet me këto kategori”, ka deklaruar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat