Albin Kurti: Në maj shkoj në ShBA

Aktuale

Albin Kurti: Në maj shkoj në ShBA

Më: 12 prill 2022 Në ora: 11:09
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti, ka konfirmuar edhe sot se vizitën e tij të parë zyrtare në SHBA si kryeministër, do të bëjë gjatë muajit maj.

Kurti ka thënë se në SHBA do të takohet me zyrtarë të lartë të SHBA-së, diplomatë e politikanë, por edhe me mërgatën.

“Siç ju kam thënë edhe më herët, në muajin maj do të udhëtojë në SHBA për takime zyrtare atje dhe me politikanë e diplomat, udhëheqës ,por edhe me mërgatën tonë, studentët, profesionistët komunitetin e biznesit”, ka thënë Kurti në një konferencë për media ku ka prezantuar pakon e re ekonomike.

Albin Kurti, mëngjesin e sotëm njoftoi se do t’i ndajë 100 milionë euro për pensionistët, studentët dhe për punëtorët e sektorit publiko-privat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat