Kraki i nevrikosur: Serbia rekrutoi kryeministrin shqiptar kundër Kosovës, pse Batoni paguhet 16 mijë euro nga Shqipëria?

Aktuale

Kraki i nevrikosur: Serbia rekrutoi kryeministrin shqiptar kundër Kosovës, pse Batoni paguhet 16 mijë euro nga Shqipëria?

Nga: A.ZH Më: 14 prill 2022 Në ora: 22:04
Nezir Kraki

Profesori shqiptar në Universitetin e Parisit, Nezir Kraki, ka thënë se suksesi më i madh i Serbisë nga lufta e Kosovës deri sot, është rekrutimi i kryeministrit të Shqipërisë, si lobues për interesat strategjike serbe.

Në një postim në Facebook, Kraki është shprehur i nevrikosur se si derisa më herët Serbia paguante Ivica Daçiqin për fushatë anti-Kosovë, tani këtë detyrë gratis po e bën kryeministri shqiptar, përcjell Bota sot.

Ai ka thumbuar edhe gazetarin Baton Haxhiu, për të cilin ka thënë se paguhet 16 mijë euro në muaj nga Shqipëria.

Reagimi i Krakit në Facebook:

Vite më herët Serbia mobilizonte Ivicën për lobim dhe për fushata anti-Kosovë, por kjo i kushtonte shumë.

Tash Serbia ka gjet një lobues gratis, i cili e mbron në çdo rast, ia pastron imazhin, e përmend edhe në takime me aleatët, ia zbut krimet, ia relativizon fashizmin…

Miq, suksesi më i madh i Serbisë nga lufta e Kosovës deri sot, është rekrutimi i kryeministrit të Shqipërisë, si lobues për interesat strategjike serbe.

Dhe kjo ndodhë në momentin kur shqiptarët do duhej t’ishin të bashkuar në synimet e tyre integruese drejt Evropës dhe ta ndihmonin e kuptonin njëri-tjetrin. Sepse nga viti 2024 në Amerikë, 2027 në France e Evropë, s’do ketë njeri të gjallë që do merret me Ballkanin, nëse gjerat nuk lëvizin tash, menjëherë. Dhe të vetmet gjëra që janë duke lëvizë për momentin, janë interesat serbe dhe pozicionimi i Serbisë, si vend faktor në rajon.

Sidoqoftë, qasja e re dhe aktive pro serbe e Edi Ramës na lejon të kuptojmë shumë gjëra dhe sjellje të këtyre viteve të fundit në kurriz sidomos të Kosovës.

Kjo na lejon ndoshta edhe ta kuptojmë pse Batoni paguhet 16 mijë euro në muaj nga një spital, që për pacient ka vet Shqipërinë.

Idioti i dobishëm dhe i gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat