Qalaj: Grupet kriminale që sulmuan pjesëtarët e Policisë së Kosovës në Veri janë të lidhur me politikën e Serbisë

Aktuale

Qalaj: Grupet kriminale që sulmuan pjesëtarët e Policisë së Kosovës në Veri janë të lidhur me politikën e Serbisë

Më: 15 prill 2022 Në ora: 13:29
Ish drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës që nga data 13 prill janë sulmuar katër herë nga grupet kriminale.

Ish- drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj për SHQIP.com tha se kjo është përpjekje e individëve dhe grupeve kriminale që ta frikësojnë policinë.

“Me shqetësime e kemi marrë lajmin për sulm ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në Veri dhe kjo nuk është hera e parë që ata sulmohen në atë pjesë. Kjo është përpjekje e individëve dhe grupeve kriminale që operojnë atje që të luftojnë me policët sidomos në luftën kundër kontrabandës. Qëllimi i tyrëë është për të frikësuar Policinë e Kosovës dhe të tërhiqen nga aksionet që kanë pasur për kontrabandë”.

Ai tha se këto grupe janë të lidhura ngushte me politikën serbe.

“Meqenëse atje grupe kriminale janë të lidhura më politiken dhe kanë një farë bashkëpunimi shumë të ngushtë. Ka politikan sidomos në listën serbe që është nënkryetari i saj që udhëheqë krimin e organizuar në Veri”.

Qalaj tha se dy aksionet e fundit në Veri kundër kontrabandës që të kryhet ky sulm.

“Kësaj i kanë kontribuar edhe dy aksionet që kanë qenë më herët në Veriu”. Në aksionin  e dytë kemi parë që ka pasur një rezistencë nga ta të armatosur ndaj policisë, ku ata edhe janë plagosur nga granatat që kriminelët gjuajtën dhe me vonë nuk pati asnjë aksion të policisë për arrestimin e tyre”.

Ai kujtojë se gjatë kohës sa ishte drejto ka pasur sulme të tilla ndaj zyrtarëve policore, gjatë aksioneve që ata kishin në Veri.

Për këtë sulm, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bashkë me drejtorin e Policisë së Kosovës kanë mbajtur një konferencë për media.

Gjatë konferencës, Sveçla është shprehur se Policia e Kosovës është sulmuar sot rreth orës 7;40 minuta.

Sulmi ka ndodhur me granata dore dhe kallashnikov.

Ndërsa drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Meheti është shprehur se kemi të bëjmë më grupe të organizuara që dëshirojnë të pengojnë punën e Policisë kundër kontrabandës.

Këtë akt ata e kanë cilësuar si sulm tërrorrist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat