Adnan Merovci publikon faktet: Ja momenti kur Milosheviqit sa nuk i ra të fikët nga prezenca e Rugovës

Aktuale

Adnan Merovci publikon faktet: Ja momenti kur Milosheviqit sa nuk i ra të fikët nga prezenca e Rugovës

Nga: P.R Më: 15 prill 2022 Në ora: 20:38
Gusht 1992, Londër

Adnan Merovci, njëri ndër njerëzit më të i afërt i ish-presidentit Ibrahim Rugova, përmes një postimi në facebook, ka publikuar detaje nga Konferenca e Londrës, e mbajtur në vitin 1992.

Sipas tij, kriminelit dhe kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq gati i kishte rënë të fikët kur e kishte mësuar prezencën e Ibrahim Rugovës në këtë konferencë.

“Kjo konferencë shquhej për faktin se edhe pse në “Dhomën e dëgjimit”, shqiptarët ishin më së shumti në numër. Serbia me MILLOSHEVIQIN në krye kishte kushtëzuar pjesëmarrjen e Kosovës. Kur MILOSHEVIQI vërejti prezencën e RUGOVËS sa nuk i ra të fikët. Unë kisha probleme të qarkullimit nga provokimet e shumta që i bënin njerëzit e sigurimit të MILOSHEVIQIT”, shkruan ndër tjerash Merovci, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

FAKTE!

Konferenca e Londrës (gusht 1992), që ishte vazhdimësi e Konferencës së Hagës, dhe e Gjenevës e udhëhequr nga Lordi KERINGTON nuk ka pasur të bëjë me Kosovën.

Kjo Konferencë ishte provë për parandalimin e luftërave në Kroaci dhe Bosnjë. Megjithatë shqiptarëve në ish-Jugosllavi (Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi) iu mundësua pjesëmarrja dhe përcjellja nga e ashtuquajtura “Hearing Room” (Dhomë dëgjimi). Aty ishin prezentë z. Mehmet BARDHI, z. Lek Lulguri, z. Riza Halimi, z. Nevzat HALILI etj. Nga Kosova përveç RUGOVËS ishte edhe Fehmi AGANI, Gazmend ZAJMI, Mark KRASNIQI, Shaqir Shaqiri, Bujar BUKOSHI, Alush Gashi, Avdyl Krasniqi, etj. Gjatë tërë kohës ishim të shoqëruar nga veprimtari i madh në Londër z. Agron Loxha. Prof. Gazmend ZAJMI luajti në piano të hotelit ku ishim të vendosur. Ishte kjo një befasi e mirë për anglezët, të cilët nuk imagjinonin dot që një përfaqësues shqiptar mund të luajë në piano. Kjo konferencë shquhej për faktin se edhe pse në “Dhomën e dëgjimit”, shqiptarët ishin më së shumti në numër. Serbia me MILLOSHEVIQIN në krye kishte kushtëzuar pjesëmarrjen e Kosovës. Kur MILOSHEVIQI vërejti prezencën e RUGOVËS sa nuk i ra të fikët. Unë kisha probleme të qarkullimit nga provokimet e shumta që i bënin njerëzit e sigurimit të MILOSHEVIQIT. Nga serbët ishte edhe Dobrica QOSIQI dhe Millan PANIQI. Ky i fundit ishte një biznesmen serb që punonte në Amerikë dhe ishte shumë person teatral. Në këtë kohë ky ishte kryeministër i ish-Jugosllavisë.

Në këtë konferencë merrnin pjesë edhe shumë ministra të jashtëm, si ai i Rusisë Italisë, ai i Shqipërisë, z. Alfred SERREÇI etj.

Shkëputur nga libri: "Në hap me RUGOVËN"

Foto: Londër, 1992

CopyRight©Adnan MEROVCI

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat