Për 24 orë janë dhënë vetëm 20 doza të vaksinës anti-COVID

Aktuale

Për 24 orë janë dhënë vetëm 20 doza të vaksinës anti-COVID

Nga: N. Sh. Më: 18 prill 2022 Në ora: 15:18
Ilustrim

Në Kosovë, ka rënë dukshëm numri i personave që duan të vaksinohen kundë COVID-19.

Vetëm 20 doza të vaksinës anti-COVID janë dhënë gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Sipas njoftimit janë regjistruar 16 raste të reja pozitive me Coronavirus.

Deri tash janë dhënë një milion e 824 mijë e 575 doza të vaksinës, prej të cilave 821 mijë e 438 me dozën e dytë.

Ndërkaq, numri i të dozave përforcuese dhe të treta që janë dhënë që nga fillimi i vaksinimit është 100 mijë e 906.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat