Rasti Dehari, Tomë Gashi hedh akuza ndaj Prokurorisë Speciale

Aktuale

Rasti Dehari, Tomë Gashi hedh akuza ndaj Prokurorisë Speciale

Më: 18 prill 2022 Në ora: 23:38
Avokati Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi thotë se provat që janë dërguar për ekzaminim në Institutin Zviceran të Mjekësisë Ligjore për Rastin Dehari kanë qenë të manipuluara. 

Gashi në emisionin dPT te Fidani ka hedhur akuza mbi Prokurorinë Speciale dhe hetuesit e rastit. Ai po ashtu shton se nuk kanë mundur të gjejnë as ADN të Astrit Deharit, për shkak të dëmtimit të provave. 

“Madje thotë për shkak të kërkimit. Këta kanë kryer punë profesionale. Nuk kanë kryer kërkime të reja. Vetëm kanë analizuar laboratorikisht provat që u janë dërguar. Ekspertiza thotë se janë dërguar në mënyrë të papërshtatshme dhe janë fshirë gjurmët. Nuk kanë mundur të gjejnë vetëm në këto prova, pasi ato tjerat që janë gjendur në qelinë e Deharit atëherë kemi të bëjmë me shumë të tjera. Por tani duhet që të dimë edhe se kush është që ka dërguar provat në këtë mënyrë.”

“A mundet dikush në Kosovë t’i besojë një pjesë të hetuesve të Policisë dhe prokurorëve, kur edhe pse kanë pasur kamera e prova tjera, nuk kanë mundur të zbulojnë kush e ka vjedhur dhomën e dëshmive. Janë vjedhur prova konkrete. është vjedhur drogë në Prishtinë, ari në Pejë. Edhe aty ka hetues të vecantë dhe prokurori të vecantë që merren me rastin. Po them vetëm se, kur duan të fshehin, sepse kur dikush vjedh shtëpinë nuk e bën komshiu. Pra kur janë policët vetë ata që kanë vjedhur dhomën, atëherë kush mund të besojë se mund të zgjedhin rastin Dehari. Këtu thuhet se nuk kanë mundur as të gjenden as ADN e Deharit.”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat