Vetëvendosja thërret konferencë të jashtëzakonshme

Aktuale

Vetëvendosja thërret konferencë të jashtëzakonshme

Më: 19 prill 2022 Në ora: 13:07
Vetëvendosja

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për media.

Konferenca do të mbahet në ora 14:00 në ndërtesën e Kuvendit.

Në njoftim nuk është bërë e ditur tema e konferencës, ani pse besohet që edhe kjo konferencë do të mbahet për shkak të dështimit të formimit të komisionit hetimor parlamentar, për hetimin e punësimeve në KEK.

“Grupi parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! mban konferencë të jashtëzakonshme për media, sot e martë, 19 prill, në ora 14.00, në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, sot kanë thirrur konferencë të jashtëzakonshme edhe PDK-ja e AAK-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat